Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:07

​Rikthehet Champions League, sfida të forta dhe VAR

Prishtinë | 12/02/2019 08:55

Sonte luhen ndeshjet e para të fazës se 1/16 të Ligës së Kampionëve. Sfida kryesore mbetet ajo mes kampionëve francezë të PSG-së dhe anglezëve të Manchester United.

Edhe pse me mungesa të rëndësishme si Neymar e Cavani, PSG ende cilësohet si favoritet për të kaluar këtë fazë të këtij kompeticioni. Mirëpo, “djajtë e kuq” po kalojnë në formë të mirë që kur drejtimin e skuadrës e mori trajneri Solskajer.

Një tjetër ndeshje që luhet po sonte është ajo mes Romës dhe Portos. Ekipi italian është në krizë rezultatesh, ndërsa portugezët synojnë që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë befasinë. Të dy ndeshjet nisin me fillim në ora 21:00.

Një tjetër risi që vjen në Ligën e Kampionëve është sistemi VAR. Me vendim të UEFA-s në dhjetor të vitit të kaluar, nga tani e tutje VAR do të përdoret në të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress