Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 02:31

​Reja: Ende nuk kam menduar për rinovimin e ekipit

Tiranë | 17/11/2019 23:37

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edi Reja është shprehur i kënaqur në përgjithësi me ndeshjet kualifikuese, ndonëse kuqezinjtë nuk arritën të sigurojnë biletën për Euro 2020.

Shqipëria sonte para shikuesve të vet u mposht nga Franca me rezultat 2:0, në një paraqitje jo edhe aq të mirë nga ana e të përzgjedhurve të teknikut italian.

Pas takimit, Edi Reja tha se kombëtarja e Shqipërisë në futboll krijoi disa raste për gol, por nuk arriti t’i konkretizojë, teksa futbollistët e Francës nga ana e tyre treguan cilësinë dhe shpejtësinë e tyre në fushë, gjë edhe e cila iu shpagua me fitore në fund, duke marrë vendin e parë në grup.

Pas aventurës së pasuksesshme të eliminatoreve, tekniku italian thotë se ende nuk ka menduar për rinovimin e ekipit.

“Do të ulemi me presidentin të shikojmë edhe strategjinë për të ardhmen, Kur të vendosim, ju njoftojmë”, ka thënë Reja për RTVSh.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress