Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.10.2017 04:52

​Refuzohet apeli i Barcelonës, Neymar nuk luan në El Clasico

Barcelonë | 21/04/2017 12:04

Barcelona nuk do të mund të llogarisë në yllin brazilian.

Tashmë është zyrtare. Neymar nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e së dielës, përballë Real Madridit, pasi që apeli i Barcelonës është refuzuar dhe kësisoj lojtari do ta vuajë dënimin prej katër ndeshjesh pezullim.

Neymar ishte përjashtuar me karton të kuq dy javë më parë ndaj Malagas dhe në dalje e sipër nga fusha ai kishte duartrokitur gjyqtarin për vendimin gjë që i ka kushtuar atij me një suspendim prej katër ndeshjesh.

Braziliani tashmë ka munguar në sfidën e javës së shkuar ndaj Sociedadit dhe përveç, El Clasicos ndaj Realit, ai do të mungojë edhe ndaj Osasunas dhe Espanyolit.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress