Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.06.2019 02:19

​​Reali tjetër sulm për Pogban

Prishtinë | 15/04/2019 21:58

Klubi madrilen pritet të bëjë ndryshime në skuadër gjatë kësaj vere.

Sezoni i dështuar, të cilin Real Madridi do ta mbyllë pa asnjë trofe, ka shtyrë presidentin Florentino Perez për të bërë ndryshime. Fillimisht ai do të largojë disa futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, e më pas me kërkesë të francezit, do të përzgjidhen lojtarët që do t’i bashkohen kampionëve aktualë të Evropës.

Objektivi kryesor mbetet Paul Pogba i Manchester United, ku edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën që të transferohet në Santiago Bernabeu.

Pasi që nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në skuadrën e “Djajve të Kuq”, Pogba dëshiron një aventurë të re dhe në një klub gjigant siç është Reali për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Problemi kryesor qëndron te çmimi i lartë të cilin e kërkojnë anglezët, të cilët nuk lejojnë shitjen e Pogbasë për më pak se 114 milionë euro. Bisedimet do të nisin pas pak ditësh dhe pas përfundimit të stinorit mund të kuptohet se ku do të luajë Pogba stinorin tjetër.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress