Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 07:13

​Reali shpenzon mbi 300 milionë euro, tani duhet të shesin

| 13/06/2019 11:55

Transferimi i Ferland Mendy në “Santiago Bernabeu” ka bërë që Real Madrid të shpenzojë mbi 300 milionë euro në afatin kalimtar edhe pse ende nuk është as gjysma e muajit qershor.

Mbrojtësi francez erdhi nga Lioni për 48 milionë euro, plus 5 milionë të tjera me bonuse.    

Kjo ka bërë që “Los Blancos” të tejkalojë shumën që shpenzoi në verën e vitit 2009 kur transferuan Karim Benzema, Kaka, Xabi Alonso dhe Cristiano Ronaldo për 254 milionë euro.

Vera është e gjatë dhe Reali planifikon të afrojë të tjerë lojtarë, por në të njëjtën kohë synon që të shesë disa që janë pjesë e ekipit.

Operacioni Paul Pogba tashmë ka nisur dhe Reali kërkon që të ulë çmimin e francezit duke i ofruar United yllin uellsian Gareth Bale ose James Rodriguez.

Reali mund të shpenzojë vetëm 100 milionë euro më shumë se sa shuma që ka arkëtuar, kështu që aktualisht madrilenët duhet të arkëtojnë 200 milionë euro para se të transferojnë Pogbanë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress