Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:43

​Reali prezanton Joviqin: Kam bërë zgjedhjen më të mirë

Prishtinë | 12/06/2019 14:44

Në Santiago Bernabeu është bërë prezantimi i sulmuesit të ri të Real Madridit.

Luka Joviq që u transferua te Real Madridi para pak ditësh, sot është shfaqur për herë të parë me fanellën e Los Blancos në Santiago Bernabeu, ku u prit nga një numër i madh i tifozëve që ishin të pranishëm.

Sulmuesi i cili i kushtoi Realit 60 milionë euro për ta blerë nga Eintracht Frankfurit u shfaq i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë me gjigantin spanjoll.

“Jam tepër i gëzuar. Kam bërë zgjedhjen më të mirë dhe do të jap gjithçka nga vetja për ta ndihmuar Real Madridin të fitojë çdo trofe të mundshëm”, deklaroi ai para gazetarëve.

Pas Joviq, në ditët në vijim Reali do ta bëjë edhe prezantimin e madh të Eden Hazard, i cili u transferua nga Chelsea.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress