Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 11.12.2019 04:53

​​Reali ofron Balen dhe 90 milionë euro për Neymarin

Prishtinë | 23/07/2019 21:13

Destinacioni perfekt i Neimar mbetet Barcelona, por në të ardhmen e talentit brazilian mund të jetë Real Madridi.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo” lojtari ka vendosur të largohet nga kafazi i artë i PSG-së dhe për t’i plotësuar dëshirën stafi i tij i ka besuar ndërmjetësit izraelit, Pini Zahavi, që ka detyrën aspak të lehtë për t’i gjetur një tjetër klub.

“Mes klubeve që i është ofruar gjendet edhe Real Madrid që është përgjigjur me një propozim që PSG-ja mund të gjejë interesante, Gareth Bale plus 90 milionë euro, shkruan gazeta spanjolle.

Kjo do i mundësonte gjithashtu Realit që të largonte uellsianin që nuk hyn në planet e Zidane.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress