Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:17

​Reali nuk dëshiron ta rrezikojë Eriksen, mundohet ta transferojë në janar

Prishtinë | 10/10/2019 14:19

Real Madrid është duke u munduar ta transferojë mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen gjatë afatit të janarit.

Eriksen ka kërkuar largimin gjatë afatit veror, por klubi spanjoll nuk ka bërë ndonjë ofertë, transmeton KosovaPress.

Në fund të sezonit danezi do të bëhet lojtar i lirë, por “Los Blancos”, nuk dëshirojnë ta rrezikojnë lojtarin.

Sipas mediave spanjolle Reali dëshiron ta transferojë Eriksen gjatë afatit dimëror dhe gjiganti anglez pritet të pranojë ofertën pasi rrezikon ta humbas lojtarin pa përfituar ndonjë gjë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress