Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:01

​Reali e do Pogbanë, United kërkon 150 milionë funte

Prishtinë | 12/06/2019 22:25

“Djajtë e Kuq” ia kanë bërë me dije Real Madridit shifrën që duhet të paguajnë për mesfushorin francez.

Paul Pogba është një prej lojtarëve të mëdhenj që mund të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Të shumta janë ofertat për francezin, me Real Madridin që mbetet klubi më i interesuar për kampionin e botës.

The Mirror raporton që United i ka kërkuar 150 milionë funte (168 milionë euro) në mënyrë që ta lejojnë Pogbanë të transferohet në Santiago Bernabeu.

Sigurisht se kjo shifër është shumë e lartë, por Reali ka në plan të shesë disa futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidane, e më pas ato para t’i investojë në blerjen e Pogbasë.

Kujtojmë se Reali deri më tani ka bërë shpenzime të mëdha, duke blerë Eder Militao, Luka Joviq  dhe superyllin e Chelseat, Eden Hazard.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress