Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:58

​Real pa Modriq dhe Bale kundër Galatasaray

Madrid | 20/10/2019 23:32

Real Madrid ka lënë Luka Modriq, Gareth Bale dhe Lucas Vazquez jashtë skuadrës për përplasjen e së martës në Ligën e Kampionëve me ekipin turk Galatasaray, të cilën menaxheri Zinedine Zidane e përshkruan si një "lojë që duhet ta fitojë".

Asnjëri prej tyre nuk luajti në humbjen e së shtunës 1-0 në Real Mallorca, humbja e parë e Realit në sezonin e ri në La Liga.

Toni Kroos, Eden Hazard dhe Dani Carvajal, të gjithë ata që munguan në ndeshjen kundër Mallorca, do të kthehen në skuadër.

Kroos ishte i lënduar, ndërsa Hazard ka humbur udhëtimin në Mallorca për shkak të lindjes së fëmijës së tij të katërt. Carvajal ishte lënë që të pushojë, trasnmeton KosovaPress.

Real Madrid ka arritur vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para në grupin A në Ligën e Kampionëve.

"Ne e dimë se për çfarë po luajmë," tha Zidane për udhëtimin e së martës.

"Ne duhet të luajmë për të fituar, sepse atje nuk ka asnjë mundësi tjetër. Ne duhet të përqendrohemi të fitojmë të martën”, shtoi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress