Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:16

​Real Madridi nxjerr vetëm barazim

Prishtinë | 15/04/2019 23:06

Real Madridi ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Leganes, duke barazuar sonte me rezultat 1-1.

Real Madridi i Zinedine Zidane nuk ka arritur që të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Leganes, ndeshje e vlefshme për xhiron 32 në La Liga.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Ishte Jonathan Silva ai që shënoi një gol të bukur pas një pakujdesie në mbrojtjen e mysafirëve në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Reali gjeti golin e barazimit me anë të Karim Benzemas, në minutën e 51-të.

Reali tentoi me të gjitha forcat deri në fund të takimit, por pa ndonjë rezultat dhe kështu, ky është dështimi i dytë për Zidanen që nga kthimi në Madrid, pas humbjes 2-1 nga Valencia. Me këtë dështim, Reali humb shanset për të rrëmbyer edhe pozitën e dytë pasi tashmë gjendet katër pikë prapa Atleticos, Reali ka 61 pikë, kurse Atletico 65.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress