Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:58

​Real Madrid ka arritur marrëveshje me Mbappen

Prishtinë | 17/09/2019 14:08

Real Madridi këtë verë tentoi ta transferonte Neymarin nga Paris Saint-Germiani, por që këta të fundit kërkuar më shumë se sa që duhej.

Los Blancos thuhet se kanë hequr dorë nga transferimi i brazilianit problematik, mirëpo nuk do ta largojnë presionin ndaj skuadrës franceze.

Sipas "Diario dhe AS", madrilenët tani po tentojnë transferimin e Kylian Mbappe, teksa janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve që mbahet nga Neymari, i cili u ble në verën e 2017 për 222 milion euro nga Barcelona.

Mbappe pritet të vendos një rekord të ri në tregun e transferimeve, pasi Real Madrid është i gatshëm ti ofroj PSG 225 milionë euro plus 50 milionë të tjera në formë bonusesh.

Talenti francez gjithashtu do të jetë lojtari më i paguar në botë teksa në Madrid do të përfitoj 35 milionë euro kesh në sezon plus pesë milionë të tjera varësisht nga forma që tregon.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress