Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.06.2019 12:29

​Real Madrid dhe Atletico, derbi luhet në New York

Prishtinë | 27/03/2019 16:41

Real Madridi dhe Atletico Madrid do të luajnë derbin miqësor në New York.

Kompeticioni “International Champions Cup” ka organizuar një derbi zyrtar të Madridit më 26 korrik në stadiumin Metlife.

Emilio Butragueno, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Real Madrid, nuk ka dyshime në faktin se ndeshja do të zhvillohet.

“Pa dyshim, do të jetë një lojë shumë atraktive, tani që Atletico është një ekip i madh, tifozët e Nju Jorkut do të kenë mundësi të përjetojnë atë që e bën një derbi të Madridit kaq të veçantë”, tha ai.

Kujtojmë që Real Madrid fitoi ndeshjen e fundit në Wanda Metropolitano me rezultat 3-1.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress