Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:07

​Rashica rikthehet në skuadër

Prishtinë | 21/09/2019 17:47

Pasi mungoi në fushën e lojës për tri javë, ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është kthyer sot në skuadër.

Sot ai do ta nisë nga stoli ndeshjen kundër Leipzigut të pamposhtur deri më tani.

Milot Rashica kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës për Werder Bremenin, kundër Dusseldorfin. Pas 65 minutave lojë, Rashica ishte detyruar ta lë ndeshjen dhe pastaj mungoi në tri ndeshjet e radhës të klubit gjerman.

Ai mungoi edhe në ndeshjet e shtatorit të ekipit kombëtar të Kosovës, që i zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Grupit A kualifikuar për Kampionatin Evropian 2020 – kundër Republikës Çeke dhe Anglisë.

Megjithatë, ashtu siç ishte raportuar gjatë javës, Rashica sot është në skuadrën e Bremenit për ndehsjen kundër Leipzigut, që do të nisë sot në orën 18:30.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Werder Bremen:


Leipzig:

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress