Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:39

​Rashica e nis me asist, Dortmund “tregon dhëmbët”

Prishtinë | 17/08/2019 18:45

Milot Rashica e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës me një asist, mirëpo ekipi i tij Ëerder Bremen ka zgjënjyer plotësisht duke u mundur në shtëpi nga Dusseldorf me rezultatin 1-3.

Pasi Dusseldorf e mbylli pjesën e parë në avantazhin prej një goli, menjëherë në pjesën e dytë Ëerder Bremen barazon pas një aksioni nga e majta kur Rashica jep një top në zonë për Eggestein që shënon me kokë për 1-1.

Rashica luajti për 65 minuta, ndërsa Dusseldorf shëno iedhe yd gola të tjerë.

Dortmund e nisi më këmbë të mbarë dhe furishëm kampionatin, pasi fitoi 5-1 në shtëpi ndaj Augsburgut.

Në “Signal Iduna Park” Alcacer shënoi dy herë, ndërsa kontribuan edhe Brandt Sancho e Reus.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen fitoi 3-2 ndaj Paterborn, Freiburg mundi pastër Mainz 3-0, ndërsa Ëolsburg kreu detyrën duke fituar ndaj Koln me rezultatin 2-1.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress