Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:41

​Ranieri kritikon klubin: Roma nuk është dashur ta largonte De Rossin

Roma | 16/05/2019 17:13

Vazhdojnë kritikat në drejtim të zyrtarëve të klubit të Romës, me mënyrën se si e kanë trajtuar Daniele De Rossin.

Pas protestave të tifozëve edhe trajneri Claudio Ranieri ka reaguar në lidhje me vendimin e klubit për mos t’ia vazhduar kontratën Daniele De Rossit, i cili do të largohet në fund të stinorit.

Sipas trajnerit i cili po ashtu nuk do të qëndrojë te Roma, një legjendë si De Rossi ka merituar një trajtim tjetër nga ana e klubit.

“Kam edhe dy ndeshje me Romën e më pas largohem, por si trajner do ta kisha mbajtur Danielen”, tha Ranieri.

“Nuk më kanë kërkuar asnjë mendim, pasi kanë vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Londra. Ka vendosur presidenti (James Pallotta) dhe kush i qëndron pranë presidentit, nga Londra”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress