Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:12

​Ramos: Van Dijk, kandidat serioz për të fituar Topin e Artë

Prishtinë | 11/09/2019 11:43

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë që mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk është kandidatë i vërtetë për të fituar Topin e Artë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar këtë çmim për 10 vjet, derisa vitin e kaluar e fitoi mesfushori, Luka Modriq.

Spanjolli tha se nëse holandezi e fiton kjo do të ishte gjë e mirë, transmeton KosovaPress.

“Nëse Van Dijk e fiton, do të jetë shumë e rëndësishme. Si mbrojtës, është vështirë. Është vështirë, nuk është vetëm Messi dhe Ronaldo, ka mundësi për lojtarët e tjerë. Të bën të mendosh që asnjë lojtar spanjoll nuk e ka fituar. Është çmim individual dhe nuk dihet kush do ta fitojë”, deklaroi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress