Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:16

​​Ramos: Cannavaro e fitoi Topin e Artë, pse të mos e fitoj edhe unë

Prishtinë | 11/09/2019 23:41

Kapiteni i Realit, Sergio Ramos ka shprehur dëshirën për të fituar Topin e Artë.

Qendërmbrojtësi është gjithnjë i “uritur” për fitore dhe beson që në të ardhmen do të arrijë ta fitojë.

Spanjolli e ka krahasuar vetën me Cannavaron, transmeton KosovaPress.

“Asnjëherë nuk ndaloj se ëndërruari, ende dëshiroj të fitoj me Real Madridin. Të fitojmë Ligën e Kampionëve për të pestën herë do të ishte çmenduri. E njëjta gjë shkon edhe për Evropianin ose Kupën e Botës me Spanjën. E vetmja gjë që nuk mund ta kuptoj është se nëse jam afër ose larg për ta fituar Topin e Artë. Por nëse Cannavaro arriti ta fitojë, pse mos te mundem unë?”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress