Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 02:02

​Ramos afër thyerjes të një rekordi tjetër

Prishtinë | 12/11/2019 10:29

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, është afër për t’u bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligas.

Spanjolli shënoi në dy ndeshjen e fundit në ndeshjen ndaj Galatasaray dhe Eibar, gjë që bëri ta arrijë numrin e 63 golave të shënuar.

Për momentin Roland Koeman e mban këtë rekord me 67 gola të shënuar, transmeton KosovaPress.

Disa raportime thonë që arsyeja pse spanjolli gjuan penalltitë është ky rekord, por njëkohësisht është ekzekutues i mirë pasi në 25 gjuajtje ka shënuar 22 gola dhe ka dështuar të shënoi tri herë.

“Los Blancos”, janë në formë të mrekullueshme pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë fituar të gjitha duke shënuar 16 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress