Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 24.02.2017 11:29

​Rakitiq qëndron në Barcelonë

| 11/01/2017 16:19

Ivan Rakitiq ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Zërat se mesfushori kroat mund të largohet nga Camp Nou, në drejtim të Manchester Cityt, kanë alarmuar Barcelonën e cila ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës së lojtarit.

Pep Guardiola i është vënë pas Rakitiçit të cilin e kërkon si zëvendësues të Ilkay Gundogan i cili është lënduar dhe nuk do të luajë më këtë stinor, por largimi i kroatit nga Spanja duket i pamundur tani për tani.

Daily Mail shkruan se Rakitiç është i lumtur te Barcelona dhe do ta vazhdojë kontratën e cila i skadon më 2019.

28-vjeçari është pjesë e Barçës që nga viti 2014, ku është transferuar nga Sevilla.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress