Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.11.2017 11:51

​Rakitiq: Jemi në formë të mirë

| 13/09/2017 17:50

Mesfushori kroat realizoi golin e dytë në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit.

Starti perfekt i Barcelonës në sezonin e ri vazhdon edhe më tutje.

Skuadra katalanase ka fituar katër ndeshjet e para ku ka realizuar 12 gola dhe nuk ka pranuar ende asnjë.

Të martën Barça shkeli Juventusin, duke e mundur 3:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe mesfushori Ivan Rakitiq ka përgëzuar skuadrën për paraqitjen ndaj kampionëve të Italisë, transmeton KosovaPress.

“Një fitore e rëndësishme që na jep vetëbesim për ndeshjet tjera”, ka thënë Rakitiq.

“Po kalojmë një formë të mirë dhe këtë e treguam edhe ndaj një kundërshtari si Juventusi. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka shtuar ai. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress