Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:27

​Rafinha zyrtarizon largimin nga Bayerni

Prishtinë | 14/05/2019 23:51

Futbollisti brazilian i shtohet listës së lojtarëve që i japin lamtumirën Bayern Munichut.

Pas Arjen Robben dhe Franck Ribery që para pak ditësh zyrtarizuan largimin nga Bayern Munichu në fund të stinorit, sot të njëjtën gjë e bënë edhe Rafinha.

Mbrojtësi 33-vjeçar, që është pjesë e Bayernit nga viti 2011, ka shpërthyer në lot gjatë konferencës për media kur edhe komunikoi se do të largohet nga bavarezët pas tetë viteve të kaluara, ku ka fituar shumë trofe me ekipin nga Allianz Arena.

“Kanë qenë tetë vite të mrekullueshme”, ka thënë Rafinha për gazetarët.

“Kam kaluar disa momente fantastike këtu. Tripleta e vitit 2013 ka qenë diçka speciale. Por gjithçkaje i vjen fundi, prandaj edhe unë kam vendosur që të largohem”.

Ndeshja e tij e fundit me Bayernin në Bundesligë, do të jetë ajo ndaj Eintracht Frankfurit, ku edhe pritet që bavarezët ta fitojnë titullin e radhës në Gjermani.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress