Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:39

​Qytetari nga Kosova nuk lejohet të blej biletë për ndeshjen Çeki – Kosovë

Prishtinë | 23/10/2019 10:56

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri tek ndeshja Çeki – Kosovë, shitja e biletave tash e disa ditë për këtë ndeshje ka nisur.

Ani pse fillimisht Federata e Futbollit të Çekisë, kishte vendosur që shitjen e këtyre biletave ta bëjë online, një gjë e tillë u ndryshua duke vendosur që këto bileta të shiten vetëm pranë zyreve të stadiumit ku edhe do të zhvillohet ndeshja në Plzen, shkruan KosovaPress.

Florim Gashi, qytetari nga Kosova që jeton në qytetin e Bamberg në Gjermani kishte shkuar në Plzen për të provuar të blejë një biletë për këtë ndeshje, por një gjë e tillë nuk i është lejuar.

Sipas tij biletat janë duke u shitur mirëpo ato po shiten vetëm për shqiptarët që kanë nënshtetësi  çeke, ndërsa personat tjerë nuk kanë të drejtë.

“Ky është një skandal i radhës, deri sot nuk ka ndodhur asnjëherë që njerëzit e vendeve tjera të mos kenë mundësinë të blejnë bileta. Lus Federatën e Futbollit të Kosovës që të bëjë ankesë në UEFA e FIFA, sepse ky është një skandal  dhe një racizëm ndaj Federatës së futbollit të Kosovës", tha Gashi.

Kujtojmë që ndeshja mes Çekisë dhe Kosovë zhvillohet më 14 nëntor duke filluar nga ora 18:30./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress