Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:52

​“Pulisic nuk ka dëshirë të jetë Hazardi i ri”

Bremen | 12/11/2019 13:11

Mesfushori i Werder Bremen, Nuri Sahin ka thënë se ish-bashkëlojtari Christian Pulisic nuk dëshiron të jetë Hazardi i ri.

Pulisic u transferua gjatë afatit veror në “Stamford Bridge” për 55 milionë euro dhe është duke impresionuar të gjithë me formën e mirë.

Mirëpo, sipas Sahin, futbollisti amerikan nuk është duke u munduar të bëhet Hazardi i ri, pasi kjo do t’i shkaktonte shumë presion, transmeton KosovaPress.

“Christian nuk dëshiron të vendos veten në presion për t’u bërë Hazardi i ri. Kam biseduar disa herë dhe nuk dëshiron ta ketë presion. Do të jetë lojtar i shkëlqyer për Chelsean, por nuk do të jetë Hazardi i ri. Është e rëndësishme të jetë versioni më i mirë i Pulisic”, deklaroi ai.

Chelsea vazhdon me formën e shkëlqyer, derisa janë në vendin e tretë në tabelë me 26 pikë, aq sa ka edhe Leicester në vendin e dytë dhe tetë me pak se Liverpool që është në krye të tabelës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress