Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.10.2017 05:22

​Pulev: Joshua mund të bëhet edhe më i mirë

Prishtinë | 12/10/2017 21:42

Kubrat Pulev ka insistuar se Anthony Joshua është larg potencialit të plotë të tij, duke thënë se ai do të bëhet edhe më i mirë.

Joshua do t’i mbrojë titujt e tij WBA dhe IBF në kategorinë e rëndë në boks ndaj bullgarit Pulev më 28 tetor të këtij viti në Uells, raporton KosovaPress.

“E përcjell Joshua-n më shumë se çdo boksier tjetër. Të gjithë duhet të përmirësohemi, por Klitschko e nënvlerësoi atë dhe mendoi se do ta mposhte pa problem”, ka theksuar Pulev.

Që të dy, Joshua dhe Pulev janë përballur me Wladimir Klitschko në të kaluarën, dhe përderisa Joshua e mundi atë në prill të këtij viti, Pulev ishte mposhtur në vitin 2014./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress