Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 03:42

​Publikohen statistikat: Holanda dominuese totale por që në fund Dardanët dolën nga fusha me kokën lartë

Prishtinë | 10/10/2019 14:36

Kombëtarja e Kosovës U17 gjendet në Holandë atje ku po zhvillon mini fazën parakualifikuese për kampionatin evropian U17.

Dje, Kosova ka luajtur ndaj nikoqirit Holandës U17 duke barazuar 1-1.

Por, holandezët ishin superiore krahas Dardanëve në bazë të statistikave.

Sipas mediumeve të huaja Holanda me futbollistë nga akademitë e skuadrave të njohura si PSV e Ajax kishin posedimin e topit afro 90 për qind, ndërsa bën edhe mbi 20 gjuajtje drejt portës sonë ku shtatë nga to janë pritur nga gardiani dardan.

Gjithsesi, Kosova luajti ndaj Holandës e cila është në dy vitet e fundit kampione e Evropës dhe ishte e pashmangshme loja defanzive, duke ditur cilësitë që kanë vendasit.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress