Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 02:17

​​ PSG vë në shitje Guedes

| 02/01/2018 16:26

Goncalo Guedes është aktualisht i huazuar te Valencia.

Paris Saint-Germain duhet të shesë ndonjë lojtar për të mbledhur para për shkak të Fair Play Financiar i cili e rrezikon klubin, pas blerjeve marramendëse të Neymar dhe Kylian Mbappe gjatë verës.

Është Goncalo Guedes, lojtari i parë që do të shitet gjatë janarit edhe pse portugezi është i huazuar te Valencia, transmeton KosovaPress.

Klubi nga Mestalla dëshiron ta blejë Guedes, por PSG kërkon së paku 35 milionë euro për lojtarin dhe Valencia në janar nuk i ka këto para për t’i shpenzuar.

Përveç Valencias, ka edhe klube të tjera që janë të interesuara për Guedes që këtë vit ka shpërthyer me paraqitje shumë të mira në La Liga.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress