Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:13

​PSG ofron 55 milion euro për Donnaruma

Prishtinë | 15/05/2019 13:09

Të dielën e 19 majit, në “San Siro”, në javën e parafundit të Serie A, kuqezinjtë do të luajnë kundër Frosinone.

Gennaro Gattuso dhe të tijtë e kanë të ndaluar të bëjnë gabime, port a ushqejnë deri në sekondën e fundit ëndrrën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve (sezoni i ardhshëm).

Shkuarja ose jo në "Europën e Madhe" mund të përcaktojë shumë edhe të ardhmen e lojtarëve, duke filluar nga merkatoja në largime. I detyruar të respektojë kushtet e dakorduara me UEFA-n për “fair play financiar”, “Djalli” do të jetë i detyruar ta lëshojë ndonjë nga yjet e veta, nëse nuk e arrin vendin e katërt këtë sezon.

Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve do të thotë se kuqezinjtë duhet të heqin dorë nga 50 milionë euro, që konkurrenca më e lartë europiane sjell si shpërblim parësor. Një shumë mjaft e rëndësishme për arkat e Milanit, pa të cilën duhet gjetur mundësi të reja financimi. Sipas “La Repubblica”, kuqezinjtë mund të sakrifikojnë portierin e vet, që t’i fitojnë këto para nga shitja e Gianluigi Donnarumma.

Për ta paguar këtë shifër në arkën e klubit milanez duket i gatshëm PSG. Kampionët e Ligue 1 ofrojnë 50-55 milionë euro për ta marrë Donnarumma në Francë. Një fitim neto për Milanin, që do ta ndihmonte klubin të përballonte një vit shtesë në bilancin e buxhetit, i cili tani është kushtëzuar nga UEFA deri në vitin 2021.

Gjithashtu, sipas "La Repubblica", shitja e portierit italian mund ta ndihmojë Milanin edhe nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve të ardhshme, duke pasur parasysh deficitin e shpallur prej rreth 80 milionë euro më 30 qershor.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress