Paris Saint-Germain shpreson që ky të jetë viti i duhur për të arritur ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Por lëndimet e lojtarëve kryesorë në këtë fazë të ngjeshur të sezonit, ia vështirësojnë shumë punët trajnerit Thomas Tuchel.
Pas Neymar i cili është konfirmuar se nuk do të luajë për afro tre muaj, tani kanë ardhur lajmet se as Edinson Cavani e Thomas Meunier nuk do të luajnë ndaj United në ndeshjen e nesërme që do zhvillohet në Old Trafford.
Në dyshim për këtë takim është edhe Marco Verratti i cili ka qenë i lënduar tash e sa kohë.
Edhe alternativat e Tuchel për t’i zëvendësuar këta lojtarë janë shumë të pakta, sidomos në sulm ku Kylian Mbappe ka mbetur i vetëm.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018