Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:27

​PSG bën çmos gjithçka për t’ia marrë Milan dhe Liverpoolit Pirlon e ri

Paris | 11/07/2019 18:31

Andrea Pirlo i ri ka çmendur PSG. Sandro Tonali, xhevahiri 18-vjeçar i Brescia përkujton Pirlon legjendar, dhe lojërat e tyre tërheqin vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha përfshirë PSG, shkruan franceze RMC.

Një numër i madh i klubeve do të donin për ta sjellë atë këtë verë, dhe si kandidatë më seriozë deri më tani janë menduar Milanin dhe Liverpool, me atë që kuqezinjtë kishin një avantazh të lehtë.

Në fakt, Tonali për muaj ka folur se është tifoz i Milanit që nga fëmijëria, dhe kush është idoli i tij, ai nuk ka thënë Pirlo, por Gennaro Gattuso dhe kështu dërgoi një mesazh të atëhershëm trajnerit të Milan.

Megjithatë, trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, ka ide të tjera dhe duket se Tonali nuk është në planet e tij. Kjo i ka hapur dyert parisienëve te të cilët kohët e fundit serish është Leonardo drejtor sportiv.

Megjithatë, nga dita në ditë Brescia kërkon një mesfushor të shkëlqyeshëm. Kështu që një muaj më parë që spekulohej për shifrën 35 milionë euro që kërkon ekipi për shitjen e Tonalit, ndërsa PSG ende nuk ka filluar negociatat për çmimin e transferimit, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress