Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:48

​PSG apo United? Kjo është skuadra favorite sipas Ibrahimoviqit

Paris | 12/02/2019 13:11

Sulmuesi suedez ka luajtur me të dyja skuadrat në karrierën e tij të pasur si futbollist.

Zlatan Ibrahimoviq shquhet për përgjigjet e tij epike në deklaratat e dhënë për mediat.

Si një ish-lojtar i të dyja skuadrave, suedezi është pyetur për fituesin e sfidës mes Manchester United dhe PSG-së të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

“PSG po luan kundër një skuadre që po kalon në një formë shumë të mirë, prandaj gjithçka mbetet e hapur në këtë ballafaqim”, theksoi Ibra për Fox Sports.

“Nëse do më pyesnit pak kohë më parë, do të thosha që PSG do të kalonte tutje, por tani duket më e vështirë”.

“Megjithatë unë mendoj se PSG janë pak më të favorizuar, për shkak të lojtarëve që kanë në ekip. Sidoqoftë kushdo që kalon tutje, unë do të jem fituesi, pasi njëra prej dy skuadrave të mija do të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar suedezi./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress