Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:35

​Prishtina synon fitore ndaj Legia Varshavës

Prishtinë | 17/09/2019 13:50

Sonte zhvillohet ndeshja e parë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndërmjet Sigal Prishtinës dhe 11 herë kampionit polak, Legia Varshavës.

Ndihmës trajneri i Sigal Prishtinës, Bujar Loci, tha se ekipin e pret një ndeshje shumë e vështirë, por se lojtarët janë të përgatitur dhe shpreson për një rezultat pozitiv.

Edmond Azemi, para ndeshjes deklaroi se skuadra për të cilën ai luan, do të dalë me fitore. Sipas tij, Prishtina ka kapacitet për një gjë të tillë, duke e parë edhe lojtarët e skuadrës kundërshtare, të cilët do të paraqiten sonte në ndeshje.

Basketbollisti më i mirë nga ana e ekipit nga kryeqyteti, Dardan Berisha shtoi se me ndihmën e shikuesve fitorja e tyre do të ishte më e lehtë. Ai ftoi ‘Plisat’ dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës që të jenë në numër sa më të madh në këtë ndeshje.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në Prishtinë. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress