Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 08:06

​Prishtina deklason Llapin, paqe në Drenas

Prishtinë | 09/11/2019 15:12

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli dhe Drita janë ndarë në paqe në kryendeshjen e javës së së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke luajtur pa gola në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ky barazizm nuk iu konvenoi asnjërës prej skuadrave, pasi që ato po luftojnë për kreun.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër derbi të javës, Prishtina ka triumfuar me rezultat bindës 4-1 në udhëtim te Llapi.

Endrit Krasniqi, Ahmet Haliti, Ahmed Januzi dhe Armend Thaqi ishin golashënues te FC Prishtina, ndërkohë Kastriot Selmani shënoi golin e vetëm te KF Llapi.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress