Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:26

​Presidenti i UEFA-s garanton: Finalja e Championsit nuk luhet jashtë Evropës

| 14/09/2018 13:05

Spekulimet që edhe Liga e Kampionëve mund të bartet për të zhvilluar finalen në SHBA, i ka mohuar numri një i UEFA-s.

Aleksander Ceferin ka vendosur që të mos ketë një finale të Ligës së Kampionëve në New York, siç është përfolur ditët e fundit.

“Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht”, ka theksuar presidenti i UEFA-s, nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Ne nuk kemi ndërmend që të zhvillojmë një finale të Ligës së Kampionëve jashtë kontinentit evropian”, ka shtuar ai më pas.

Një nga përfaqësuesit e “Mediapro”, kompanisë që ka të drejtat televizive të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës për Spanjën, ka bërë publik një diskutim të tillë, që me sa duket u hodh poshtë menjëherë nga 50-vjeçari, numri një i futbollit evropian Ceferin.

Pak javë më parë, drejtues të kampionatit spanjoll kanë hedhur idenë e zhvillimit të disa ndeshjeve të kampionatit të tyre në SHBA, një temë e diskutueshme dhe e kundërshtuar nga disa klube.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress