Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:26

​Presidenti i PSG: Reali duhet të tregojë respekt ndaj nesh

| 14/09/2018 13:40

Numri një i klubit parisien nuk është i kënaqur me mënyrën sesi Real Madridi po insiston ta blejë Neymarin.

Interesimi i Real Madridit për Neymarin vazhdon të jetë shumë i madh.

Mediat spanjolle raportojnë se Reali do të mundohet që të transferojë gjatë afatit kalimtar dimëror dhe nëse nuk e arrin këtë në janar, atëherë gjatë verës do të hyjë me të gjitha forcat për ta marrë në skuadër brazilianin.

Por pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë presidenti i klubit të PSG,

Nasser Al Khalifi, i cili ka paralajmëruar Real Madridin për çështjen “Neymar” duke thënë se nuk do të dëshironte që ata ta kontaktonin brazilianin pa e lajmëruar atë paraprakisht.

“Është pak frustuese, sepse nuk është në rregull nëse klube tjera kontaktojnë dikë nga futbollistët tanë”, ka thënë Al Khelaifi.

“Kemi raporte të mira dhe respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre, Florentino Perez, por shpresoj që edhe ata e bëjnë një gjë të tillë për ne”.

“Kështu ndodh me të gjitha klubet, jo vetëm me Real Madridin. Nëse ekziston ndonjë temë është mirë ta diskutojmë direkt mes nesh”, ka theksuar ai.

Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress