Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.01.2018 03:52

​Praet te Juventus

| 12/01/2018 13:22

Kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshje me Sampdorian.

Juventusi mendon për të ardhmen. Takimi me drejtuesit e Sampdorias rezultoi pozitiv për bardhezinjtë të cilët arritën marrëveshje për mesfushorin e talentuar,  Dennis Praet.

Klauzola e largimit të Praet nga Sampdoria kap shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa lojtari do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ në përfundim të stinorit.

Për Praet është interesuar edhe Interi, por Juve ka dashur ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje duke arritur marrëveshjen me Sampin, që belgu të transferohet në Allianz Stadium.

Kujtojmë se Juve është afër të arrijë marrëveshje edhe me lojtarin e Liverpoolit, Emre Can.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress