Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​“Pogba nuk është Messi, por United ka nevojë për të”

Prishtinë | 22/10/2019 16:02

Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes ka thënë se mesfushori Paul Pogba nuk është si Lionel Messi, mirëpo United ka nevojë për të.

Që nga afati veror spekulimet për të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës nuk kanë përfunduar.

Të interesuar mbesin skuadrat evropiane si Real Madrid apo Juventus, transmeton KosovaPress.

Moyes beson që Pogba mbetet mesfushori më i mirë i “Djajve të Kuq” edhe pse nuk arrin në çdo ndeshje të bëj diferencën.

“Pogba është mesfushori më i mirë i Manchester United. Mund të luaj për çdo skuadër në botë. Nuk jam i sigurt që është lojtari që mund të bëjë diferencën. Nuk mund të bëj gjithmonë diferencën te United, por duhet të qëndroj”, deklaroi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress