Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:02

​Pogba: E patolerueshme viti i dytë pa trofe

Prishtinë | 23/04/2019 09:56

Humbja e Manchester United 4-0 nga Evertoni ishte shokuese dhe këtë nuk e ka pritur aspak mirë mesfushori i “Djajve të Kuq” Paul Pogba.

Në një intervistë për Sky Sports, francezi ka thënë që ajo paraqitje ishte zhgënjyese për të gjithë tifozët.

 “Mënyra se si u paraqitëm në atë ndeshje duke përfshirë gjithë lojtarët, edhe mua, është zhgënjyese. Ne jemi Manchester United dhe luajmë për të fituar trofe. Është viti i dytë që nuk fitojmë asgjë dhe kjo nuk është aspak e mirë për këtë klub” deklaroi Pogba.    

Manchester United të mërkurën e ka një test tjetër të vështirë kundër Manchester Cityt në “Old Trafford”. ‘Djajtë e kuq’ pozicionohen në vendin e 6-të në Premier Ligë me 64 pikë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress