Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:10

​Pochettino e pranon se do të shkarkohet nëse nuk ndryshon

Prishtinë | 22/10/2019 13:59

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka pranuar se ka filluar të frikësohet nga shkarkimi.

Tottenham ka qenë në formë shumë të dobët këtë sezon, pavarësisht që sezonin e kaluar ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, nëse Tottenham vazhdon më këto rezultate të dobëta, atëherë shkarkimi i teknikut argjentinas është mundësi e madhe.

Ai tha se nëse nuk rikthehen në formën e duhur e di se çfarë do të ndodh, transmeton KosovaPress.

“Nëse nuk përmirësohemi dhe të kemi rezultate të mira, e di cili do të jetë rezultati. Është e njëjta gjë në futboll. E kuptoj këtë gjë, jam 47 vjeçar. Kjo nuk ka rëndësi, i jap rëndësi faktit se duhet të përmirësohemi”, deklaroi ai.

Tottenham sot do të luaj kundër FK Crvena Zvezda në kuadër së Ligës së Kampionëve.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress