Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 24.01.2020 04:50

​Pochettino dhe Ancelotti janë dy kandidatët serioz për të marrë drejtimin e Evertonit

Prishtinë | 07/12/2019 11:50

Skuadra angleze e Evertonit ka mbejtur pa trajner, pas shkarkimit të Marco Silva pas humbjes në derbin ndaj Liverpoolit me rezultat 5:2.

Drejtuesit e klubit anglez tanimë kanë piketuar dy synimet kryesore për postin e trajnerit.

Sipas asaj që shkruan The Times, Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti do të jenë synimet kryesore të krerëve të klubit.

Pochettino aktualisht është trajner i lirë, pasi që u shkarkua nga Tottenhami muajin e kaluar, ndërsa Ancelotti është ende në krye të Napolit, por mediat italiane raportojë se italiani është duke i kaluar ditët e fundit atje.

Everton është duke kërkuar që sa më shpejt të jetë e mundur ta emëroj trajnerin e ri, në mënyrë që skuadra të ketë rezultatet të mirë në ndeshjet e mbetura të këtij sezonin në Premier Ligën angleze./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress