Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 09:24

​Pjesa e parë i takon Kosovës

Prishtinë | 12/08/2017 21:22

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll e ka fituar pjesën e parë të takimit kthyes ndaj Maqedonisë, i cili po zhvillohet pa praninë e publikut shqiptar në Shkup.

Takimi zhvillohet në kuadër të Grupit C, i vlefshëm për parakualifikime për kupën e Botës 2017.

Çerekun e parë Kosova e ka fituar 19-22, dhe ky është një fillim i mirë për takimin e sotëm, kurse pjesa e parë përfundoi me 40-41. Lojtari më i dalluar nga Kosova është Fisnik Rugova.  

Kosova ka zhvilluar dy takime, duke mundur Maqedoninë në Prishtinë dhe ka humbur ndaj Estonisë në Talin.

Kosova në takimin e fundit në grup, e pret Estoninë më 19 gusht në Prishtinë, raporton KosovaPress.  

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress