Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.09.2018 12:49

​Pjaca huazohet te Schalke

| 03/01/2018 14:47

Futbollisti kroat do të luajë në Bundesligë deri në fund të stinorit.

Marko Pjaca që sapo është kthyer nga një lëndim i rëndë në gju, nuk po ka vend në formacionin startues të Juventusit, prandaj drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta huazojnë në një skuadër ku do të mund të luajë më tepër.

Është ekipi gjerman, Schalke që ka arritur marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe reprezentuesi kroat pritet që në ditët në vazhdim t’u bashkohet ‘Mbretërve të Kaltër’, transmeton KosovaPress.

Largimin e Pjacas e ka konfirmuar edhe trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, i cili ka thënë se është për të mirën e lojtarit të shkojë në një ekip tjetër. Pjaca kërkon të gjejë formën e duhur për të mundur të luajë me Kroacinë në Kupën e Botës. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress