Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 03:27

​Pingpong, Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë

Prishtinë | 11/09/2019 15:12

Kosova do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë, i cili do të mbahet në Malta, në Universitetin e Gjimnastikës, nga data 11 deri më 15 shtator.

Kosova përfaqësohet nga juniorët Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Alma Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, kurse nga kadetët përfaqësohet nga Blendi Hajdari, Sylejman Cerkini, Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani. Lojtarët do të udhëhiqen nga trajnerët Besire Domaniku dhe Ridvan Hashani.

Federata e Pingpongut Malteze para fillimit të turneut të parë ndërkombëtar, ka organizuar kamp një ditor për pjesëmarrësit e turneut, i cili do të udhëhiqet nga një trajner ndërkombëtar.

Pjesë e turneut do të jenë edhe Qipro, Ishujt Faroe, Irlanda, Libani, Norvegjia, Uellsi dhe Malta.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress