Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:42

​Përsëritet historia në “Etihad”, VAR-i i mohon fitoren Cityt ndaj Tottenham

Prishtinë | 17/08/2019 20:39

Në “Etihad” tmerrohen nga VAR-i. Vetëm pak muaj pas asaj gjysmëfinaleje dramatike të Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Tottenham, kur sistemi anuloi golin e kualifikimit në finale për “citizens”, një situatë e ngjashme ndodhi sërish.

Kësaj radhe në kampionatin anglez dhe sërish me një fund dramatik. Rezultati ishte 2-2 kur Jesus shënoi në minutën e 92 golin e tretë dhe me shumë mundësi të fitores, por VAR e anuloi pasi Laporte me parë e kishte prekur topin me dorë.

Kështu, kryendeshja e kësaj jave ne Premier Ligë mbyllet në barazim dhe Guardiola e Pochetino duhet të kënaqen me nga një pikë.

City e nisi mjaft mirë ndeshjen me Sterling që shënon me kokë në minutën e 20 për 1-0, mirëpo Lamela barazoi vetëm 3 minuta më pas me një goditje nga jashtë zone.

Gjithsesi, ekip i Guardiolës do ta mbyllte pjesën e parë në avantazh pasi Aguero shënon në minutën e 35 pas një pasimi nga De Bruyne.

Tottenham barazoi me Lucas Moura i cili sapo u fut në lojë shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Pas dy javëve të para, Liverpool dhe Arsenal janë ekipet e vetme të cilat kanë grumbulluar pikët maksimale dhe ndajnë dy pozitat e para në renditje.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress