Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.11.2017 12:09

​Perisiç pranë transferimit tek United

| 17/07/2017 16:33

Sulmuesi kroat pritet të bëhet përforcimi i radhës i ‘Djajve të Kuq’.

Manchester United është shumë afër që ta bind Interin, për ta shitur Ivan Perisiçin në Angli, raporton KosovaPress.

Klubi nga Premier Liga, ka rritur ofertën nga 35 milionë që ofronte në fillim në 46 milionë euro, shifër të cilën drejtuesit e Interit janë duke e shqyrtuar dhe shumë shpejt pritet të japin një përgjigje pozitive, për t’i hapur rrugë transferimit të kroatit në ishull.

Vetë Perisiç ka kërkuar largimin nga Interi, me dëshirën për të luajtur në Angli me Manchester United. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress