Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:25

​Perishiq drejt Barcelonës?

Barcelona | 12/08/2017 12:20

Duket se Barcelona është befasuar me largimin e Neymar dhe me të gjitha forcat po kërkon zëvendësimin e tij.

Barça ka shprehur interesim për Ousman Dembela nga Borussia Dortmund dhe Phillipe Coutinho e Liverpoolit.

Spanjollët janë të gatshëm të ndajnë mbi 100 milionë euro individualisht.

Derisa nga Gjermania nuk vijnë impulse të mira, nga Anglia sot ka arritur lajmi se Coutinho ka kërkuar transferim dhe tifozët e Barçës mund të qetësohen nëse magjistari brazilian arrin në Nou Camp, transmeton KosovaPress.

Por, eksperti italian i futbollit Tancredi Palmeri ka “hedhur bombën” me informacionin se Barcelona ka kontaktuar menaxherin e Ivan Perisiq.

Kroati i shkëlqyeshëm është afër kalimit në “Old Trafford”, por Manchester United dhe Inter assesi nuk kanë gjetur deri më tash pajtimin rreth transferimit.

Edhe vetë, Jose Mourinho ka thënë se “ky është futboll”, duke aluduar se çdo gjë ka dështuar.

Barcelona do të paguajë 50 milionë euro, konsiderojnë spanjollët. Gjithsesi, Coutinho dhe Dembele janë prioritet i Barçës dhe Perishiq, nëse do t’iu besojmë fjalëve të italianit, është opsioni i tretë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress