Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:37

​Perez: Transferimi i Pogbas, ishte i vështirë njësoj siç ishte i Lewandowskit

Prishtinë | 12/09/2019 08:35

Presidenti i Realit, Florentino Perez ka pranuar që ka provuar të transferoj yllin e Bayernit, Robert Lewandowski.

Gjatë tërë verës Pogba ka qenë i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar.

Perez për këtë gjë ka thënë se transferimi i tij ka qenë i vështirë, njësoi siç është transferimi i sulmuesit të Polonisë.

“Janë disa lojtarë që nuk shiten. Provuam për Lewandowski për disa vite, mirëpo Bayerni nuk e shiti. Nuk ka pasur ndonjë mundësi. Kjo ndodhi me Pogban. Kur lojtarët janë në shitje, ne mundohemi t’i transferojmë”, deklaroi ai.

Presidenti gjithashtu foli edhe për sezonin e kaluar që nuk ishte në nivelin e duhur, transmeton KosovaPress.

“Kemi nëntë lojtarë të nominuar për Topin e Artë, klubi ka vlerën 1.2 bilionë euro. Viti i kaluar nuk ishte problem një lojtar, por mentaliteti i të gjithëve. Lojtarët janë transferuar, Eden Hazard është njëri ndër ta”, përfundoi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress