Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:58

​Perez sytë kah Sancho

Madrid | 12/11/2019 15:34

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dëshiron ta transferojë në klub sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Pavarësisht që këtë sezon nuk është në formën që pritet, futbollisti anglez është në radarin e Real Madridit, transmeton KosovaPress.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për Sanchon.

Sancho ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022, mirëpo pritet të largohet në fund të sezonit.

Tjetër klub që po shfaq interesim të madh është Manchester United që ka nevojë për sulmues.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress