Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.04.2017 10:21

​Perez mohon ofertat nga Kina për Ronaldon

| 10/01/2017 22:50

Florentino Perez ka hedhur poshtë zërat për një ofertë në adresë të Ronaldos nga Kina.

Para pak ditësh është përhapur lajmi se një skuadër kineze kishte ofruar 300 milionë euro për ta blerë Cristiano Ronaldon nga Real Madridi, ndërsa lojtarit i është ofruar një pagë prej 100 milionë eurosh në vit.

Por këto spekulime i ka përgënjeshtruar presidenti i Realit, Florentino Perez i cili është i bindur se Ronaldo do të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

“Real Madridi nuk ka pranuar asnjë ofertë”, ka thënë Perez për Onda Cero.

“Është e mundur që diçka të ketë ndodhur, pasi që shumë njerëz janë interesuar për Ronaldon ndër vite”.

“Por Reali nuk ka pranuar asnjë ofertë. Ndonjëherë njerëzit flasin për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me klubin”, ka përfunduar ai.

Të hënën në mbrëmje Ronaldo ka marrë edhe një çmim, duke u shpallur Futbollisti më i Mirë i Vitit nga FIFA.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress