Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.11.2017 11:56

​Për Tottenhami-n, ndeshja me Dortmund shihet si ‘finale’

| 13/09/2017 16:00

Menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino e ka vlerësuar ndeshjen me Borussia Dortmund, si një ndeshje të rëndësisë së veçantë.

Sezoni i kaluar la shumë për të dëshiruar për nën-kampionët anglezë, pasi u eleminuan në grupet e Ligës së Kampionëve, në një grup i cili në fillim nuk u duk i vështirë, me Monaco, Leverkusen dhe CSKA Moskva, si kundërshtarë të ‘Spurs’, raporton KosovaPress.

Këtë edicion, Tottenham janë në një nga grupet më interesante të Ligës së Kampionëve, me Real Madrid, Dortmund dhe APOEL, pjesë të grupit në të cilin gjenden anglezët.

“Të fillosh mirë është një nga gjërat më të rëndësishme. Ndeshja ndaj Dortmund si një finale”, ka thënë Pochettino. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress